FC Vitia, anëtare e re e Superligës në futsall
02 maj 2021
| 19:31
FC Vitia është anëtarja e re e Superligës së Kosovës në futsall. Kjo skuadër ka arritur ta mbyllë kampionatin në Grupin A të Ligës së Parë, në pozitën e parë, ku në 14 xhiro ka realizuar 11 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.
Në ndeshjen e fundit të këtij edicioni Vitia ka shënuar fitore kundër Obiliqit, me rezultat 2:0. Lojtarëve dhe stafit të FC Vitia u janë ndarë medaljet si dhe trofeu i kampionit, të cilat i ndanë kryetari i Komisionit të futsallit, Haki Xhemjali, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, koordinatori i futsallit në FFK, Arben Zhjeqi dhe komisari i garave, Hysni Gjinovci.