Federata Botërore e Hendbollit, e befasuar me sjelljen e politikanëve kosovarë
Sonte, në emisionin “Debati me Agim Kasapollin” janë të ftuar Izet Gjinovci, sekretar gjeneral i Federatës së Hendollit të Kosovës, dhe Fatmir Muhaxheri, elektor i Kombëtar U-21 të Kosovës në hendboll.
Sot, Kombëtarja U-21 në hendboll mundi edhe Paraguajin, 36:27, në gjysmëfinalen e IHF Trophy Intercontinental, që po mbahet në Prishtinë. Djelmoshat e Kosovës nesër takohen në finale me Taipein Kinez, që luhet prej orës 18:00. Fitorja e dërgon Kosovën në Kampionatin Botëror “Spanja 2019”, raporton Gazeta Express.
Megjithatë, përkundër këtyre sukseseve, politikat kosovarë nuk kanë shfaqur interes të jenë të pranishëm në këto ndeshje, si ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në futboll. Përfaqësuesit e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit kishin mbetur të habitur nga kjo sjellje e tyre.
“Kritikat ua kisha dhënë nga ky vend të gjithë atyre që nuk vijnë ta shohin këtë ngjarje të madhe sportive që zhvillohet në Kosovë. Unë nuk do të them këtë vetëm për zyrtarët e qeverisë dhe të ministrive, por pse të mos vijnë edhe ata?”, u shpreh Gjinovci.
“Përfaqësuesit e Federatës Botërore u shprehën se si është e mundur që të mos ketë asnjë zyrtar shtetëror, qoftë nga ministria, qeveria apo komunat”.