Federata e Badmintonit e Kosovës pranohet në Asociacionin Ballkanik të Badmintonit
26 janar 2020
| 12:45
Federata e Badmintonit e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në Asociacionin Ballkanik të Badmintonit, vendim ky që u mor dje (e shtunë) në Haskovo të Bullgarisë.
Pro anëtarësimit të Kosovës votuan këto shtetet Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Rumania, Greqia, Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia mungoi.
Pas votimi, presidenti i Asociacionit Ballkanik të Badmintonit, Puzant Kassabian, konstatoi se Federata e Badmintonit e Kosovës pa asnjë votë kundër është pranuar si anëtare fuqiplote e këtij Asociacioni.
Federata e Badmintonit e Kosovës, vitin e kaluar ishte pranuar edhe në Federatën Botërore të Badmintonit, si dhe në atë evropiane.