Federata e Badmintonit pranohet në WBF
24 maj 2019
| 16:48
Federata e Badmintonit të Kosovës (FBK) e ka kryer me sukses procesin e ndërkombëtarizimit.
Pas vetëm disa muajsh themelimi, kjo federatë u pranua me të drejta të plota në Federatën Botërore të Badmintonit (ËBF). FBK-ja u bë anëtarja e 192-të e WBF-së.
Vendimi u mor në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Badmintonit, të mbajtur në Nanjing të Kinës.