Federata e Bodybuilndingut dhe Fitnesit arrin suksese në Spanjë
06 maj 2018
| 00:10
Në Santa Susanna të Spanjes është mbajtur Kampionati Europian IFBB me një pjesëmarrje të 44 shteteve në kategori të ndryshme.
Edhe federata e Bodybuildingut dhe Fitnesit të cilën e ka perfaqësuar sekretari gjeneral i saj Sabri Dragusha, ka garuar me dy garues: EDONA LUTA në kategorinë Woman Body Fitness e cila ka zënë vendin e 5-të, dhe BESARD MAXHARRAJ Bodybuilding +100 kg, i cili ka zënë vendin e 4-të.
Në një postim që e ka bërë sekretari gjeneral Sabri Dragusha ai këtë rezultat e ka konsideruar si fitore të madhe të sportistëve të tij dhe me këto rezultate ka uruar federaten me kryetarin e saj Esat Latën dhe gjithë Kosovën.