Federata e Boksit: Donjeta dha maksimumin e saj
29 korrik 2024
| 22:16
Federata e Boksit e Kosovës ka vlerësuar angazhimin e boksieres së Kosovës, Donjeta Sadiku.
Në Federatën e Boksit të Kosovës thonë se Donjeta dha maksimumin e saj në luftën e dytë në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.
Donjeta Sadiku është ndalur në të tetën e finales në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo u mund nga kolumbiania, Valdes Pana, kategoria deri 60 kilogramë. Sadiku dha maksimumin e saj, por që nuk mjaftoi për t’iu ngritur dora lartë. Donjeta përfundon në vendin e nëntë me një fitore të realizuar”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.