Federata e Boksit e gatshme për turneun tradicional ‘Pavarësia’
09 shkurt 2023
| 12:48
Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut tradicional ndërkombëtar i 15-ti me radhë “Pavarësia” më 12 shkurt 2023, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Pjesëmarrës do të janë boksierët nga Zvicra, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Duelet fillojnë nga ora 12:00.
Gjyqtarë do të jenë: Agim Shala, Agim Tahiraj, Marigona Beadini, Fadil Bekteshi, Visar Ibrahimi, Granit Qorri, Luan Krasniqi. Delegat do të jetë Sylejman Voca , kurse mjek kujdestar Agron Kamberi, Artan Lushaj.