Federata e Boksit kërkon që boksierët të paraqiten me emblemë të Kosovës në Beograd

29 mars 2024 | 15:27

Përfaqësuesja e Kosovës në boks ka dorëzuar listën prej tetë boksierëve dhe një boksiereje për Kampionatin Evropian për senior. Evropiani i boksit do të zhvillohet në Beograd të Serbisë nga data 15 deri më 29 prill.

Duke pasur parasysh problemet që në të kaluarën shteti serbi i ka shkaktuar sportistëve të Kosovës, Federata e Boksit të Kosovës (FboxK) ka marrë masa duke i dërguar letër zyrtare Federatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA), të cilës i ka kërkuar mundësi të barabarta për të gjithë sportistët, si dhe të lejohet përfaqësimi i përfaqësueses me uniforma dhe emblemë të Kosovës.

“Federata e Boksit më 29.02.2024 i ka dërguar letër zyrtare Federatës Ndërkombëtare IBA, Federatës Evropiane EUBC, Federatës së Boksit të Serbisë, ku ishin të informuar dhe Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit MKRS, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ku FboxK-ja ka kërkuar që të zbatohen masa dhe udhëzime strikte që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë sportistët, pavarësisht nga gjinia, kombësia apo çdo karakteristikë tjetër që mund të jetë bazë për diskriminim, të lejohet përfaqësimi i përfaqësueses me uniforma dhe emblemë të Republikës së Kosovës si të gjitha shtetet pjesëmarrëse”, thuhet në njoftimin FboxK-së.

Ekipi i Kosovës në boks:

1. Bashkim Bajoku (54 kg)
2. Lorent Murati (60 kg)
3. Shpëtim Bajoku (67 kg)
4. Patriot Behrami (71 kg)
5. Jozef Rrasi (75 kg)
6. Taulant Jakupi (86 kg)
7. Donat Syla (92 kg)
8. Shpejtim Shabani (+92 kg)
9. Donjeta Sadiku (60 kg)
Trajner: Musli Zymberi, Faton Xhakli dhe Marjola Sallauka. Gjyqtar: Latif Demolli

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të…