Federata e Boksit në pritje të lejes për mbajtjen e turneut ‘Lah Nimani’
Federata e Boksit të Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, i cili do të mbahet më 19-20 shtator në Prishtinë.
FboxK-ja ka paraparë që këtë vit turneu të organizohet me boksier cilësorë të rinj (youth) dhe senior (men’s) të cilët do të marrin pjesë në kampionatet Evropiane U18 në Mal të Zi dhe U22 në Itali muajin nëntor.
“FboxK-ja ka bërë kërkesën më 31 gushtë në MKRS për lejimin e organizimit të turneut gjithnjë duke respektuar këshillat e dala nga OBSH, MSH, dhe IKSHPK. Besojmë dhe shpresojmë se do të marrim lejen dhe të vazhdojmë aktivitetet sipas kalendarit të garave të dala nga federata Evropiane EUBC dhe federata botërore AIBA”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.
(Epoka e re)