Federata e Francës, padi ndaj Enzo Fernandezit
17 korrik 2024
| 11:21
Federata e Futbollit e Francës, ka njoftuar se do të ngre padi ndaj Enzo Fernandezit pas këngës raciste që ai e këndoi në “Instagram live”.
Ylli i Argjentinës gjatë festës së fitores së Copa Americas, ka kënduar një këngë me përmbajtje raciste dhe diskriminuese ndaj lojtarëve me ngjyrë që luajnë për “Trekolorët”.
Presidenti i kësaj federate, Philippe Diallo, i ka dënuar fuqishëm veprimet e argjentinasit, dhe ka kërkuar nga FIFA dhe Federata e Futbollit e Argjentinës që të ndërmarrë veprime.