Federata e Futbollit uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

28 nëntor 2024 | 12:27

Federata e Futbollit e Shqipërisë ua ka uruar të gjithë shqiptarëve anembanë botës 112-vjetorin e Pavarësisë.

“Në këtë ditë të shenjtë për të gjithë bashkëkombasit tanë, le të kujtojmë me krenari sakrificat dhe vendosmërinë e të parëve tanë për të na dhënë një atdhe të lirë”, thuhet në urimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë.

Urimit për festën e Pavarësisë i është bashkuar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Përmes një statusi në rrjetet e tij sociale, Presidenti Duka shkruan: “Shqiptarë, kudo që ndodheni, gëzuar festat e nëntorit!”

“Edhe disa prej futbollistëve të Kombëtares kanë uruar 112-vjetorin e Pavarësisë përmes disa video-mesazheve të shkurtra. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot 27 vite janë bërë që nga dalja në skenë…