Federata e Gjimnastikës e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me presidentin e Confsport Italia, Paolo Borroni
Në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, kryetari i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës (FGjK), Besim Halilaj më bashkëpunëtorë ka pritur në një takim presidentin e Confsport Italia, Paolo Borroni si dhe zëvendëspresidentin e federatës shqiptare, Leonard Lulaj.
Gjatë këtij takimi i cili ishte mjaftë frytdhënës palët janë dakorduar që të zhvillohen aktivitete të përbashkëta me qëllim zhvillimi i programeve të ndryshme për rritej dhe zhvillimin e sportit të gjimnastikës.
Besim Halilaj dhe presidenti Paolo Borroni kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Confsport Italia dhe FGjK-së, për aktivitete të përbashkëta të disiplinave gjimnastikore.
Njoftimi i plotë i FGjK-së:
Më datë 07.09.2023, në ambientet e Komitetit Olimpik të Kosovës, u prit Presidenti i Confsport Italia z. Paolo Borroni, i shoqëruar nga zv/presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, z.Leonard Lulaj, të cilët së bashku me drejtuesit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, kryetar z. Besim Halilaj, nënkryetare znj. Sherife Aliçkaj-Qerimi dhe sekretar z. Amir Tahiraga, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis palëve.
Kjo marrëveshje midis Confsport Italia dhe Federata e Gjimnastikës e Kosovës synon zhvillimin e programeve për aktivitete të përbashkëta të disiplinave gjimnastikore.