Federata e Gjimnastikës pjesëmarrëse në Baku
02 dhjetor 2018
| 14:34
Federata e Gjimnastikës së Kosovës po përfaqësohet nga kryetari Besim Halilaj dhe sekretari i Përgjithshëm, Amir Tahiraga në kongresin e 82-të, ku diskutohen shumë çështje më rëndësi që kanë lidhje me Federatën Internacionale të Gjimnastikës (FIG).
Ky kongres po mbahet në Baku të Azerbajxhanit nga data 1 dhjetor e deri më 4 dhjetor.
Siç dihet Federata e Gjimnastikës së Kosovës është pranuar më të drejta të plota në kongresin e FIG-ut, i cili ishte mbajtur më 29-30 tetor të vitit 2014 në Tashken të Uzbekistanit.
/Epoka e re/