Federata e Gjimnastikës së Kosovës, të shtunën shpall sportistët e vitit 2020

22 janar 2021 | 12:48

Federata e Gjimnastikës së Kosovës (FGJK), të shtunë në ora 13:00, në ambientet e Sallës së Kuqe në pallatin e Rinisë dhe Sporteve, shpall sportistët e vitit.

Në njoftimin e lëshuar për medie nga kjo Federatë bëhet e ditur se do të shpërblehen shumë gjimnastë e gjimnaste të të gjitha kategorive. Po ashtu do të shpërblehen edhe shumë klube sportive dhe persona që kanë kontribuar që sporti i gjimnastikës të vazhdojë ngritjen e nivelit.

“Kjo shtyrje e shpalljes së sportistëve të vitit është bërë për shkak të situatës pandemike dhe zbutjes së masave antiCovid. Ftohen mediat që të përcjellin këtë event të organizuar nga Federata e Gjimnastikës”, thuhet në njoftimin e FGJK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, është…