Federata e Gjimnastikës shpalli sportistët e vitit
16 shkurt 2019
| 19:41
Federata e Gjimnastikës e Kosovës sot ka shpallur gjimnastet më të mirët për vitin 2018.
Në bazë të rezultateve të dala nga komisioni, sportiste e vitit është shpallur Bora Hoti, kurse në kategorinë pionere është zgjedhur Valëza Rama ndërsa në kategorinë e juniorëve më e mira është shpallur Lisa Zeqiri. Tri gjimnastet e klubit “Elita” nga Prishtina, rrëmbyen medaljet në saje të rezultateve që arritën në garat e organizuara përgjatë vitit kalendarik 2018 nga Federata e Gjimnastikës.