Federata e Ping Pongut e Kosovës gati t’i mirëpresë eventet e World Table Tennis
Federata e Ping Pongut e Kosovës është gati për fillimin e eventeve të WTT Youth Contender Prishtina 2024 dhe WTT Feeder Prishtina 2024. Ky lajm shënon një çast të veçantë për sportin në Kosovë, ngaqë për herë të parë organizohet një event i një përmase të tillë.
“FPPK ka punuar vazhdimisht për ta zhvilluar dhe promovuar pingpongun si një sport të njohur dhe të respektuar. FPPK është duke bashkëpunuar me World Table Tennis për të siguruar çdo detaj të nevojshëm, nga infrastruktura deri te menaxhimi i eventeve. Me këto aktivitete, FPPK po shpreson ta rrisë ndjeshëm nivelin e pingpongut në vend dhe të inkurajojë më shumë të rinj që të angazhohen në këtë sport”, thuhet në njoftim.
Eventet e World Table Tennis pritet të tërheqin një numër të madh vizitorësh dhe mediash, duke kontribuar kështu në promovimin e Kosovës si një destinacion sportiv. FPPK ka njoftuar se është e gatshme për këtë sfidë dhe mezi pret të mirëpresë sportistë dhe tifozë nga e gjithë bota.