Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron grevë

09 tetor 2020 | 14:20

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se Këshilli Drejtues i saj ka shqyrtuar gjendjen aktuale në shëndetësi gjatë muajve të pandemisë Covid-19, punën e punëtorëve shëndetësor si dhe shtesës në pagë prej 300.00 euro të ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri kanë ftuar Qeverinë e që: “1. Të kryejnë pagesën e stimulimit shtesë për muajin korrik dhe gusht 2020 për të gjithë ata të cilët kanë mbetur pa e përfituar këtë stimulimi si dhe 2. Të kryejnë pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalim dhe luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës për muajt shtator dhe tetor me pagën e muajit tetor 2020”.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka theksuar se në rast të mosrealizimit të këtyre kërkesave të lartpërmendura Këshilli Drejtues do të merr vendim për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet shëndetësore.

“Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjithashtu i bën thirrje të gjitha partive politike që ti lënë më një anë agjendat e tyre dhe të bëhen bashkë e ta miratojnë Pakon Emergjente për Rimëkëmbje Ekonomike”, thuhet në njoftimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll sonte në orën 19:00…