![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/01/IMG_7188.jpeg)
Federata e Sporteve Universitare ndaj mirënjohje për studentët e dalluar dhe partnerët e sportit
Federata e Sporteve Universitare të Kosovës ka mbajtur ceremoninë vjetore për të falenderuar studentët dhe partnerët e saj, përgjatë rrugëtimit të saj në vitin 2023.
Në këtë ceremoni, studentë dhe partnerë të sportit universitar u shpërblyen për kontributin e tyre të dhënë për avancimin e sportit tek studentët gjatë vitit 2023.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin studentë, rektorë të universiteteve dhe kolegjeve vendore, përfaqësues të institucioneve, bordi drejtues i FSUNK-së dhe partnerë të tjerë.
Në këtë ceremoni të FSUNK-së për partnerët dhe studentët, u dhanë mirënjohje për ata që shënuan suksese të dallueshme në gara vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për miqtë e sportit universitar kosovar, të cilët mbështeten studentët në rrugëtimin e tyre.
Presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi me fjalë rasti i falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të gjithë ata që i kanë dhënë sportit universitar, teksa ndau mirënjohjet për të pranishmit.
Njoftimi i plotë i FSUK-së:
Studentë dhe partnerë të sportit universitar, dje u shpërblyen për kontributin e tyre të dhënë për avancimin e sportit tek studentët gjatë vitit 2023.?️
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin studentë, rektorë të universiteteve dhe kolegjeve vendore, përfaqësues të institucioneve, bordi drejtues i FSUNK-së dhe partnerë të tjerë.
Në këtë ceremoni falënderimi për partnerët dhe studentët, u dhanë mirënjohje për ata që shënuan suksese të dallueshme në gara vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për miqtë e sportit universitar, të cilët mbështeten studentët në rrugëtimin e tyre.
Me këtë rast, u.d. presidenti i FSUNK-së, Musa Selimi, falënderoi të gjithë veç e veç për përkrahjen e vazhdueshme që i kanë dhënë sportit universitar, teksa ndau mirënjohjet për të pranishmit.
Gjatë mbrëmjes u theksua edhe vullneti i FSUNK-së për thellim të bashkëpunimit, me qëllim avancimin e sportit universitar në vendin tonë.
#FSUNK #sportiuniversitar ? ?
https://www.facebook.com/share/p/stVvDnqfLfWC4Pq7/?