Federata e Volejbollit siguron organizimin edhe të dy ngjarjeve rajonale

23 janar 2022 | 19:14

Drejtuesit e Federatës së Volejbollit të Kosovës në krye me presidentin Bahri Gjinovci, nënkryetaren Mimoza Shkodra dhe sekretarin e përgjithshëm Valon Nikqi, morën pjesën në asamblenë e 23-të ballkanike të volejbollit që mbajt në kryeqytetin e Maqedonisë Verirore, Shkup.

Në këtë mbledhje ndër të tjera u diskutua për organizatorët, datat dhe aktivitetet e vitit 2022, teksa Kosova  arriti të sigurojë të drejtën për organizimin e ngjarjeve si, kampionati ballkanik U20 meshkujt, ‘Beach Volley’ U22 femrat dhe ‘Beach Volley’ U22 meshkujt. Datat kur do të zhvillohen këto ngjarje do të caktohet në ditët në vijim por që pritet të zënë vend gjatë korrikut ose gushtit të vitit 2022.

Në mesin e përfaqësuesve të federatave ballkanike, në këtë asamble morën pjesë edhe presidenti i Konfederatës Evropiane të Volejbollit (CEV) Aleksandar Boricic, zëvendës-presidenti Reanto Arena dhe drejtori për zhvillim Ozkan Mutlugil. Ndryshe javë më parë FVK, ka marrur konfirmimin për të qënë nikoqire e dy grupeve të kampionatit evropian për grupmosht U19 te femrat si dhe U22 për meshkuj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita në Serbi ka vendosur që ish-shefin e ushtrisë, Zdravko…