Federata Evropiane e Xhudos i referohet Distria Krasniqit si “PARIS-niqi”
Federata Evropiane e Xhudos, i është referuar Distria Krasniqit, si “Paris-niqi”.
Kjo federatë ka prezantuar statistika interesante per xhudisten kosovare.
Në një nga postimet thuhet se “Kampionja olimpike shtatë herë që ka shkelur në Tatami në Paris, është kthyer me medalje në shtëpi”.
Por, tani mbetet të shihet nëse “Disi” do ta arrijë ta bëjë këtë sërish, duke pasur parasysh se vetëm edhe një fitore i ka mbetur asaj, për ta siguruar një medalje në këto Lojëra Olimpike.
Në gjysmëfinale të “Paris 2024”, ajo do të përballet me një kundërshtare mjaft të fortë, italianen Odette Giuffrida.
Në rast fitore, Distria Krasniqi do t’ia sigurojë Kosovës një medalje, ose të argjendtën ose të artën.
Krasniqi synon ta përsëris suksesin e LO “Tokyo 2024”, ku e rrëmbeu “Medaljen e artë” në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Tani ajo ka qëllim që këtë ta arrijë edhe në këto Lojëra Olimpike, veçse në kategori tjetër, atë deri në 52 kilogramë