Federata Evropiane e Xhudos i shpërblen dy kampionet olimpike të Kosovës
Federata Evropiane e Xhudos (EJU) i ka shpërblyer me dekoratë kampionet olimpik të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, për arritjet e tyre gjatë vitit 2021.
Në një Gala Mbrëmjen të shtunën në Stamboll të Turqisë me dekoratë u shpërblye edhe Federata e Xhudos së Kosovës.
Krasniqi dhe Gjakova iu bashkuan Majlinda Kelmendit si kampione olimpike, pasi fituan medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” gjatë kësaj vere në Japoni.
Kosova i fitoi dy medalje të arta në Tokio, duke e çuar në tri numrin e përgjithshëm të medaljeve në historinë e vet në Lojëra Olimpike, pas të medaljes së parë olimpike, të artë po ashtu, të Majlinda Kelmendit në debutimin e Kosovës në Olimpiadë në “Rio 2016”.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në kategorinë 48 kilogramë, e cila ishte e para për Kosovën në Tokio dhe e para për të në karrierë. Nora Gjakova e përsëriti suksesin e saj duke e fituar medaljen e artë në kategorinë 57 kilogramë.
Kosova i dërgoi 11 atletë në Lojërat Olimpike në Tokio, prej të cilëve gjashtë ishin me normë olimpike. Duke e parë numrin e atletëve pjesëmarrës, rezultati i Kosovës vlerësohet të jetë fantastik.