Federata Evropiane shkruan për fitoren historike të Kosovës
Fitorja e Kosovës ndaj Rumanisë në hendboll gjatë së dielës po cilësohet si fitore historike. Kështu ka shkruar Uebfaqja e Federatës Evropiane së Hendbollit pas përfundimit të ndeshjes, ku Kosova triumfoi me rezultat 30:25.
“Kosova s’ka fituar asnjëherë një ndeshje garuese jashtë vendit, mirëpo ajo shokoi Rumaninë me një sulm verbues dhe një mbrojtje të fuqishme, duke fituar 30:25. Pas një fillimi të fuqishëm kundër Malit të Zi, Rumania u shemb tërësisht këtë javë, duke humbur tri pikë kundër Kosovës, pas barazimit 23:23 javë më parë”, thuhet në njoftimin e Federatës.
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka fituar ndeshjen e vështirë në udhëtim te Rumania.
Takimi i rëndësishëm për kualifikime të Evropianit 2022 në hendboll e zhvilluar të dielën në Bukuresht, i takoi “dardanëve”.