Federata Italiane e Futbollit: Sezoni përfundon me 2 gusht
23 prill 2020
| 23:46
Federata Italiane e Futbollit vendosi pas një mbledhjeje të fundit të shtyjë përfundimin e këtij sezoni futbollistik në datën 2 gusht.
Duke u detyruar nga udhëzimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që të gjitha ligat kombëtare të përfundojnë në 3 gusht, Federata Italiane spostoi mbylljen e këtij edicioni jo në 30 qershor, siç ishte vendosur fillimisht, por në fillim të muajit gusht.
Në këtë mënyrë, zhvillimi i pjesës së mbetur të këtij edicioni nuk do të jetë me ngjeshje të ngjeshura duke i dhënë përparësi vazhdimit të Serisë A në mënyrë të rregullt.