Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik që ta ruajë mandatin për mbrojtjen e lirisë së medieve

22 janar 2025 | 13:52

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në Komisionin e Pavarur për Media (KPM), ku është zgjedhur kryetari i ri, ndonëse kryetari i vjetër, Jeton Mehmeti, kishte pasur mandat edhe pak ditë.

IFJ ka theksuar se ndanë të njëjtat shqetësime sikurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për rastin në fjalë.

Në këtë reagim, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, është thënë se Komisioni i Pavarur i Mediave duhet të mbetet i lirë nga ndikimi politik me qëllim të ruajtjes së mandatit për ruajtjen e lirisë së mediave.

“IFJ ndanë të njëjtin shqetësim me AGK-në për procesin e  përshpejtuar të zgjedhjes së kryetarit të KMP-së. KMP duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik për të ruajtur mandatin e mbrojtësit të lirisë së mediave”, është thënë në reagim e IFJ-së.

Lidhur me zhvillimet në KPM, ditë më parë ka reaguar edhe juristja e medias, Flutura Kusari, e cila kishte publikuar një dokument ku anëtarja e Bordit të KPM-së, Luljeta Aliu, kishte kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe nënkryetarit.

Kusari e kishte cilësuar si përpjekje të pushtetit për ta kapur Komisionin e Pavarur të Mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjitha biletat që ishin në dispozicion për tifozët shqiptarë…