
Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Kosova vazhdon të mahnitë
Kosova mori pjesë në Mastersin e Dohas me pesë garues, katër nga të cilët u kthyen me medalje.
Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka u stolisën me medaljen e bronztë. Ndërkohë, Akil Gjakova u rendit i shtati në kategorinë e tij. Për këtë sukses të Kosovës ka shkruar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, duke e lavdëruar punën e madhe të Kosovës.
“Kosova vazhdon të mahnitë me katër medaljet e Mastersit. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është pa dyshim një nga vlerat më të mira për ekipin e tyre. Puna e bërë nga përzgjedhësi Driton Kuka është një model i llojit të vet”, ka shkruar Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Të gjithë xhudistët pjesëmarrës morën pikë olimpike në këtë Masters, të cilat do t’u ndihmojnë për renditje më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen në verën e këtij viti.