Federata Ndërkombëtare përjashton sërish Imane Khelif nga Botërori

07 shkurt 2025 | 16:43

Imane Khelif ishte një nga personazhet më të përfolur në Lojërat Olimpike në Paris. Boksierja algjeriane është përjashtuar nga Kampionati Botëror që do të zhvillohet në Nish të Serbisë nga datat 8 deri në 16 mars.

Vendimin e ka marrë Federata Ndërkombëtare e Boksit, që ka bllokuar edhe një herë atleten për shkak të nivelit të lartë të testosteronit dhe prezencës së kromozomit mashkullor XY në trupin e saj.

Pas testeve të fundit, Imane Khelif nuk ka marrë pasaportën e përshtatshmërisë, duke rikthyer edhe një herë dyshimet mbi gjininë e saj.

Po ashtu, ky vendim vjen vetëm pak ditë, pasi presidenti Donald Tramp firmosi urdhrin ekzekutiv për ndalimin e atletëve transgjinor të marrin pjesë në kompeticionet e sportit femëror.

Kjo nuk është hera e parë që  Imane Khelif përjashtohet nga turnetë. Edhe vitin e shkuar, Federata Ndërekombëtare e Boksit mori të njëjtin vendim, por Komiteti Olimpik Botëror që operon me të tjerë rregulla e pranoi në Lojrat Olimpike “Paris 2024”, ku edhe fitoi medaljen e artë në peshat e mesme të boksit për femra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica ka…