Federata ofron mbështetje për futbollistët

19 mars 2020 | 17:30

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit në Mitrovicë, me rastin e pezullimit të kampionatit për shkak të koronavirusit Covid-19.

Me këtë rast kryetari Ademi nga kryetari i LRF të Mitrovicës, Adem Çollakaj u njoftua për gjendjen shëndetësore të futbollistëve dhe punëtorëve sportivë në këtë regjion. Në anën tjetër presidenti Ademi së bashku me përfaqësuesin e këtij regjioni në KE të FFK-së, Xhelal Broja njoftuan për vendimin e KE-së për t’i ndihmuar klubet në këtë gjendje emergjente, si dhe dhanë detajet e vendimeve të UEFA-s për kampionatet kombëtare.

“Njëherësh kryetari Ademi u bëri me dije kryetarit dhe anëtarëve të LRF të Mitrovicës se Federata është e gatshme ta ndihmojë komunitetin e futbollit në këtë regjion në të gjitha nevojat që kanë në këtë kohë të vështirë si pasojë e pandemisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kryetari Ademi dhe anëtari i KE-s, Broja uruan që të gjithë futbollistët dhe punëtorët sportivë ta kalojnë këtë situatë pa u prekur nga ky virus. Ademi shprehu bindjen e tij se shumë shpejt do të kalojë edhe koha e këtyre viruseve dhe ato do të jenë sa më larg futbollistëve dhe futbollit, duke ritheksuar edhe një herë se pa frikë e pa panik, por me kujdes dhe durim do ta kalojmë edhe këtë sfidë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, i shoqëruar…