Federata Portugeze e konfirmon, Nuno Mendes dhe Danilo Pereira mbesin jashtë Botërorit
08 dhjetor 2022
| 09:16
Prej disa ditësh në kampin portugez po qarkullojnë zëra se Nuno Mendes dhe Danilo Pereira e kanë mbyllur aventurën e tyre në “Katar 2022”.
Më në fund, Federata Portugeze e Futbollit i ka larguar të gjitha dyshimet, duke i konfirmuar dëmtimet e mbrojtësave.
Dy lojtarët do të kthehen në Paris, ku do të fillojnë fazën e rikuperimit.