
Federata shqiptare e futbollit uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram
30 mars 2025
| 13:47
Federata e Futbollit të Shqipërisë ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, Federata uroi një ditë të mbushur me paqe, harmoni dhe bekime.
“Federata Shqiptare e Futbollit uron të gjithë besimtarët myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Qoftë një ditë e mbushur me paqe, harmoni dhe bekime për ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Federata e Futbollit të Shqipërisë.