Federata Skitare e Kosovës pranohet me të drejta të plota në FIS

18 maj 2018 | 15:13

Federata Skitare e Kosovës (FSK) është bërë anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS).

Vendimi është marrë sot në Kongresin e 51-të të FIS-it, që po mbahet në Costa Navarino të Greqisë.

Presidenti i FSK-së, Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i katërt i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë për “noc-kosovo.org”, se vendimi për pranimin e FIS-it, është marrë unanimisht. Deri më tani, FSK-ja ishte e pranuar në FIS vetëm si anëtar i deleguar në Kongresin e mbajtur në Meksikë, vend ky që nuk e njeh Kosovën. Ndërkohë, për koincidencë, vendimi historik për FSK-në, u mor po ashtu në një shtet (Greqi) që nuk e njeh vendin tonë. Të pranishëm në Kongres, përveç kryetarit Kelmendi, ishin edhe sekretari i federatës, Selim Maloku, dhe Muhamet Dreshaj, anëtar i Bordit të FSK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Bejtush Gashi, ka pritur…