Federata Skitare rikthehet në zyrën e saj
21 shkurt 2019
| 15:25
Federata Skitare e Kosovës është rikthyer në zyrën e saj në Qendrën e Skijimit në Brezovicë pas intervenimit të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe organeve të rendit të Republikës së Kosovës.
“FSK-ja vazhdon me punën e saj edhe nga kjo zyrë në Brezovicë, ku me datë 2 dhe 3 mars planifikohet të organizohet Kampionati i Kosovës në dy disiplina: sllallom dhe sllallom i madh për kategoritë e vjetra”, thuhet në njoftimin e Federatës Skitare të Kosovës.
/Epoka e re/