Federeri dhe Nadali sërish së bashku, zvicerani vizitë në Akademinë e spanjollit
Një foto që ka rikthyer emocionet e kohëve të dikurshme. Dy kampionë, dy legjenda, dy tenistët më të dashur në histori janë bërë sërish bashkë.
Roger Federer, 42-vjeçari nga Bazeli, ka qenë së fundi në Spanjë, për të takuar Rafael Nadal, në Akademinë e tij në Manacor. Ata kanë vizituar ambientet e Akademisë, një bisedë mes dy rivalëve të mëdhenj në fushë, por po aq miq jashtë saj. Ata duket se kanë kujtuar kohët kur luanin së bashku por edhe të tashmen, duke thënë se tenisi është ende në duar të mira.
37-vjeçari spanjoll, që u dëmtua para Australian Open, ka informuar ish-kolegun e tij për gjendjen e tij fizike dhe projektet e ardhshme. Nadal ka postuar personalisht disa pamje nga ndeshja në profilin e tij në Instagram, të shoqëruara me këtë përshkrim: “Është kënaqësi që të kam sot këtu me mua, miku im. Faleminderit për vizitën dhe shpresoj që të shihemi përsëri shumë shpejt”. Një moment nostalgjik për dy tenistët dhe të gjithë fansat, të ndërgjegjshëm për bëmat e dy legjendave që bënë historinë e sportit të raketës.
Nëse Federer tani i ka thënë lamtumirë tenisit, për tenistin Majorka viti 2024 mund të jetë sezoni i tij i fundit, duke parë problemet e shpeshta fizike. Dita e ribashkimit mes Roger Federer dhe Rafael Nadal erdhi gati një vit e gjysmë nga hera e fundit që kanë qenë dhe luajtur së bashku. Ata luajtën në ditën e lamtumirës së zviceranit nga tenisi, ku emocionet e lotët në atë ndeshje ishin të mëdha, me dy tenistët të kapur për dore. /Telesport/