Federeri dhe Sharapova kualifikohen tutje në “Australian Open”
18 janar 2019
| 15:24
Roger Federer është kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve në “Australian Open”, pasi e mposhti lehtësisht 3-0 me sete (6-2, 7-5, 6-2) amerikanin Taylor Fritz në më pak se një orë e gjysmë lojë.
Asnjë problem edhe për Rafael Nadal. Numri 2 në botë triumfoi ndaj australianit Alex De Minaur, bartësit numër 27 të turneut, 3-0 me sete, 6-1, 6-2, 6-4, në dy orë e 24 minuta lojë. Në raundin tjetër spanjolli do të përplaset me çekun Tomas Berdych.
Në konkurrencën e femrave, spikati fitorja e Maria Sharapovës ndaj Carolina Wozniackit 2-1 me sete (6-4, 4-6, 6-3). Petra Kvitova eliminoi Belinda Bençiq 6-1, 6-4, ndërsa Angelique Kerber kaloi pa probleme Kimberly Birrell 2-0 në sete 6-1 dhe 6-0.