Federeri: Do të luaj edhe në vitin e ardhshëm
Roger Federeri, pas eliminimit në gjysmëfinalen e turneut Masters të Shangait, ka humbur vendin e dytë të renditjes botërore, duke ia lëshuar atë Novak Djokoviqit, fitues në Kinë.
Por tenisti zviceran nuk ka humbur dëshirën për të vazhduar të luajë sportin e tij të zemrës dhe pas rikthimit në vendlindje, ai ka deklaruar se do të vazhdojë të zbresë në fushë edhe gjatë vitit 2019.
“Një gjë është e sigurt, do të jem në fushë edhe në sezonin tjetër. Unë ende nuk kam një plan të detajuar për 2019-ën, por shpresoj të luaj sa më shumë të jetë e mundur. Në dilemë jam për turnetë në fushat me dhè. E rëndësishme është të jem mirë fizikisht dhe të luaj mirë në çdo ndeshje, për ta arritur objektivin, fitoren”, ka deklaruar Federeri, që përgatitet për turnetë evropianë.