Federeri do të operohet në gju

16 gusht 2021 | 11:55

Tenisti Roger Federer ka njoftuar se do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, duke i dhënë fund sezonit të tij. Lajmin e bëri të ditur vet ylli zviceran në mediat sociale.

40-vjeçari nuk ka garuar që kur u mund nga Hubert Hurkacz në çerekfinalen e Wimbledon dhe duket se nuk do të kthehet në fushën e tenisit deri në vitin 2022, shkruan “Marca”. Pyetjet në lidhje me gjendjen e tij ishin ngritur javët e fundit, veçanërisht pasi ai njoftoi se nuk do të garonte së pari në Lojërat Olimpike dhe më pas në US Open.

Në një video në Instagram, Federeri informoi fansat për vendimin e tij dhe pasojat e tij, ndërsa shikoi edhe përpara drejt së ardhmes.

“Për një periudhë afatmesme dhe afatgjatë, mjekët më thanë nëse dëshiroja të ndihesha më mirë, do të më duhej një operacion, kështu që vendosa ta bëj. Unë do të jem me paterica për shumë javë dhe pastaj gjithashtu jashtë lojës për shumë muaj”, ka thënë Federer.

“Unë dua t’i jap vetes një shkëlqim shprese për t’u kthyer në turne në një formë apo formë tjetër”, ka shtuar Federer, i cili falënderoi fansat e tij për mesazhet e tyre të mbështetjes dhe premtoi se do të japë përditësime të tjera së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë mirëpritur vendimin e Kosovës…