Federeri eliminohet nga US Open

04 shtator 2018 | 13:00

Roger Federer është eliminuar që në raundin e katërt të US Open, nga numri 55 i renditjes botërore, John Millman.

37-vjeçari kishte si objektiv fitimin për herë të gjashtë të këtij kompeticioni, por u mposht në katër sete, 3-6, 7-5, 7-6 (9-7), 7-6 (7-3) në një ndeshje që zgjati 3 orë e 35 minuta.

Kjo është hera e parë në karrierën e zviceranit që mundet nga një lojtar i renditur poshtë 50 më të mirëve në botë. Australiani Millman do të luajë tashmë në çerekfinalen e parë personale në një turne Grand Slam, kundër Novak Djokoviq të mërkurën.

 

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patrick Cutrone pritet të ketë një sezon si protagonist këtë…