Federeri eliminohet nga US Open
04 shtator 2019
| 12:34
Roger Federer është eliminuar mëngjesin e sotëm nga grand slam i US Open, pas humbjes 3-2 në çerekfinale ndaj bullgarit Grigor Dimitrov (6-3, 4-6, 6-3, 4-6, 2-6).
Edhe pse zvicerani kaloi dy herë në epërsi, duke fituar setin e parë dhe të tretë, dy herë u kap nga Medvedev. Më pas, bullgari triumfoi në setin final, duke avancuar në gjysmëfinale, raporton “Telesport”.
Përballë Dimitrov do të jetë rusi Daniil Medvedev, që në çerekfinale mundi zviceranin tjetër Stanislas Wawrinka me rezultatin 3-1 (7-6, 6-3, 3-6, 6-1). Sfidë e dominuar shumicën e kohës nga rusi, që edhe pse humbi një set, tregoi epërsi në fushë.