Federeri: Jam përmirësuar falë humbjeve

31 mars 2021 | 17:00

“Janë humbjet ato që më dhanë mundësinë të përmirësohem më tej dhe ta fitoj rikthimin tim në fushë”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë të mërkurën nga Roger Federer që u shpreh se me kalimin e kohës ka mësuar se si t’i menaxhojë zhgënjimet nga humbjet.

“Gjëja më e rëndësishme është të mos u japësh rëndësi humbjeve nga ana emocionale. Nuk duhet ta gjykosh veten sa herë që humbet, pas çdo dështimi. Analizo dhe kupto. Këtë gjë mund ta bësh i vetëm apo i ndihmuar nga personat që ke pranë. Ka shumë mënyra për të zbutur një zhgënjim”, ka thënë Federeri.

“Disa persona qëndrojnë ditë e net të tëra duke menduar për gabimet që kanë bërë dhe që mund t’i evitonin. Unë kam preferuar gjithnjë të analizoj gjithçka shumë shpejt dhe kjo më ka ndihmuar të eci përpara pa u penduar shumë”, ka deklaruar Federeri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin…