![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/federer.jpg)
Federeri konfirmon pjesëmarrjen në turneun e Baselit
Tenisti zviceran Roger Federer ka konfirmuar se do të rikthehet të luajë në turneun e shtëpisë, atë të Basel, që do të zhvillohet në tetor të këtij viti. Ky turne nuk u zhvillua dy vitet e fundit për shkak të pandemisë, por tashmë është pjesë ekalendarit të eventeve dhe të Federer.
Roger Federer, ish-numri 1 në botë, e ka fituar 10 herë këtë turne dhe së fundi ka zyrtarizuar praninë e tij në Basel. Shitja e biletave për këtë turne ka nisur që dje dhe pas lajmit të pjesëmarrjes së Federer fansat e tij kanë nisur të prenotojnë që tani një vend për ta parë.
Federer nuk luan që prej korrikut të vitit të kaluar dhe këtë vit do të festojë 41-vjetorin e lindjes. Ai ka kohë që vijon fazën e rikuperimit dhe nuk ka dhënë një datë të saktë se kur do të luajë ndeshjen e parë zyrtare. Turneu i Bazelit fituar në vitin 2019 është i fundit në karrierën e Federer (103 turne të fituara).