Federeri: Krenar që kam pasur si rival më të fortë mikun tim
Roger Federer nuk pendohet se ka dueluar në të njëjtën epokë me Rafael Nadal, dy nga ikonat e tenisit botëror, që së bashku kanë zhvilluar shumë ndeshje e finale. Zvicerani ka humbur shumë finale karshi spanjollit, sidomos në grand slam dhe sot do të kishte shumë më tepër trofe të fituara.
“Mendoj se të gjithë kampionët janë përballur me rivalë të fortë gjatë karrierës së tyre. Kjo vlen edhe për Nadalin. Ndaj, mendoj se jemi të dy të lumtur që kemi luajtur përballë njëri-tjetrit në të njëjtën epokë. Të dy kemi pasur një karrierë të mrekullueshme në të njëjtën kohë”, ka thënë Federer.
“Bashkë kemi zhvilluar shumë ndeshje të bukura. Nuk jam vetëm unë ai që kam humbur ndeshje e finale ndaj Nadal. Edhe ai ka humbur ndaj meje. Ky është sporti dhe kjo vlen për të gjithë. Unë jam krenar që kam pasur një rival si Nadal, që e kam edhe mik”, ka shtuar Federer.