Federeri kualifikohet në finalen e Australian Open
26 janar 2018
| 11:09
Roger Federer është kualifikuar në finalen e grand slemit të Australian Open, ku ditën e diel do të mbrojë titullin fituar një vit më parë.
Tenisti zviceran udhëhiqte 1-0 me sete (fitoi të parin me lehtësi 6-1), kur rivali i tij, koreani Hyeon Chung, u tërhoq në fundin e setit të dytë, në shifrat 5-2 për Federer për shkak të një dëmtimi. Tenisti zviceran do të luajë në finale ndaj kroatit Marin Çiliç, që është kualifikuar 24 orë më parë.
Federeri synon grand slemin e 20-të në karrierën e tij, një mision jo i vështirë edhe pse përballë në finale do të ketë një rival me përvojë. Për tenistin zviceran kjo është finalja e 30-të në karrierën e tij në një grand slem.