Federeri: Më duket vetja si debutues
08 mars 2021
| 17:14
Pas 14 muajsh pushim, Roger Federeri do të rikthehet në fushë këtë javë, ku do të luajë në turneun e Dohas.
Zvicerani do të luajë në raundin e dytë, një rikthim që pritet me padurim dhe interes si nga vetë tenisti ashtu edhe fansat e tij.
“Një ndjesi e çuditshme rikthimi në fushë. Kam më shumë se një vit që nuk udhëtoj për të luajtur në një turne. Më duket sikur do të debutoj në këtë sport, ku kam më shumë se 20 vjet që luaj”, ka thënë Federeri.
“Ju faleminderit të gjithë për mbështetjen tuaj, kam nevojë në këtë rikthim”, ka shtuar Federeri, që këtë vit do të mbushë 40 vjeç. Ai synon të triumfojë në Wimbledon dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.