Federeri ndan një milion franga për familjet në Zvicër
25 mars 2020
| 17:11
Ylli i tenisit Roger Federer ka vendosur të ndajë një milion franga zvicerane (940 mijë euro) për familjet në nevojë në Zvicër pas krizës së krijuar nga koronavirusi.
“Mirka dhe unë kemi vendosur, që të japim një milion franga zvicerane për familjet më të rrezikuara në Zvicër. Kontributi ynë është vetëm fillimi”, ka shkruar Federer në “Instagram”.
“Shpresojmë që të na bashkohen tjerët për të ndihmuar familjet në nevojë. Së bashku mund të kalojmë këtë krizë. Qëndroni të shëndetshëm”.