Federeri: Në 2020-n dua fitore të reja
Roger Federeri nuk e ka shumë mendjen tek e shkuara dhe për të nuk ka shumë rëndësi nëse e konsiderojnë “më i madhi i të gjitha kohëve”.
Tenisti 38-vjeçar mendon për të ardhmen. Pavarësisht moshës, ai synon të fitojë sërish. “Objektivi im nuk është ai që të kujtohemi si tenisti që i theu të gjitha rekordet. Këtë gjë e kam bërë një herë dhe në disa raste ka qenë fantastike. Nuk jetoj më me të shkuarën, por dua të sfidoj të ardhmen”, ka thënë Federeri.
“Unë jam krenar për ato që kam arritur, por nuk është në tipin tim t’i bëj këto gjëra, pasi kam të tjera objektiva për të ardhmen. Unë ndihem me fat për karrierën time dhe punoj fort gjithnjë për të qenë në formë ndaj më të mirëve. Dua që në 2020-n të fitoj sërish. Ideja që përballem me gjeneratat e reja më motivon më shumë”, ka përfunduar Federeri.