Federeri në çerekfinale të Australian Open
26 janar 2020
| 14:15
Roger Federer ka kaluar në çerekfinale të Australian Open, pas fitores me rikthim kundër Marton Fucsovics në rundin e katërt të dielën në Melbourne.
Gjashtë herë kampioni i Australian Open e mundi hungarezin 3 me 1 me sete, 4:6, 6:1, 6:2, 6:2.
38-vjeçari zviceran do të përballet me amerikanin Tennys Sandgren në rrethin e tetë më të mirëve të martën.
Pasi e humbi setin e parë, Federeri ishte i pandalshëm duke i fituar me lehtësi tri setet e radhës.
“E nisa mirë setin e dytë dhe nga aty gjërat u lehtësuan për mua”, ka thënë Federer pas ndeshjes.