Federeri: Nuk e di nëse do të luaj në ‘Tokio 2020’
Tenisti Roger Federer mund të tërhiqet nga sporti më herët se të zhvillohet Olimpiada e vitit 2020 në Tokio.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë tenisti zviceran që nga Sinsinati, ku po merr pjesë në turneun Masters, ka konfirmuar se mund të mos jetë në Lojërat e ardhshme Olimpike. “Nuk e di nëse do të jem ende duke luajtur deri në atë periudhë. Bëhet fjalë pas dy vjetësh, ndërkohë që unë nuk mund të parashikoj të ardhmen time sportive deri atëherë”, ka thënë Federeri, i cili nuk ka më ndërmend të luajë me kombëtaren zvicerane në Kupën Davis, turne që i jep mundësi të luajë në Olimpiadë dhe në këtë ngjarje mund të marrë pjesë vetëm me ftesë.
“Rëndësi për mua kanë shëndeti dhe karriera dhe nuk mund të programoj që tani kalendarin tim të garave. Nëse do të kem mundësi do të luaj, në të kundërtën jo. Kjo nuk është Olimpiada e parë që marr pjesë”, ka deklaruar Federeri, fitues i të Artës në “Pekin 2008” në lojën dyshe bashkë me Stanislas Wawrinka.