Federeri: Nuk i talli kundërshtarët
Gjatë ndeshjeve të tij, Roger Federer zhvillon gjithnjë një gjuajtje të veçantë, një goditje disi mashtruese, që lë në vend rivalin, një tip poshtërimi ndaj rivalit.
Por tenisti zviceran nuk e pranon fjalën poshtërim dhe ai shprehet se kjo gjuajtje që i jep atij pikë nuk ka këtë qëllim.
“Nuk e mohoj se sa më spektakolar të jetë pika që realizoj, aq më shumë karikohem. Por nuk luaj kurrë për t’u tallur apo poshtëruar rivalin tim”, ka deklaruar Federer.
“Kush mendon kështu gabon. Kam shumë respekt për rivalët, për atë që kam përballë”, ka shtuar Federer, fitues i 20 grand slam në karrierën e tij. “Unë e dua shumë këtë sport, lojën që bëj, por në fushë gjithnjë kam arritur të kontrolloj veten, fitoj apo humbas. Më pëlqen edhe futbolli, por nuk arrij t’i provoj këto ndjesi. Kam luajtur e luaj në epoka të ndryshme dhe ndihem me fat që jam ende aktiv dhe arrij të fitoj”, u shpreh Federer.