![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/federer-2.jpg)
Federeri për herë të parë mungon në Australian Open
Gjashtë herë kampioni Roger Federer do të mungojë në Australian Open për herë të parë në karrierë, sepse është duke e vazhduar riaftësimin nga operimi në gju.
Tenisti 39-vjeçar, fitues i 20 titujve grand slam, nuk ka luajtur që prej janarit për shkak të dy ndërhyrjeve kirurgjike në gju. Zvicerani shpresonte se do të rikthehej në fushë në grand slamin e parë të vitit, Australian Open, i cili u shty për 8 shkurt.
Megjithatë, ai nuk ia ka dalë mbarë të shërohet për të marrë pjesë në turneun e Melbournes. “Rogeri nuk pati për t’u përgatitur për turneun e vështirë grand slam”, ka thënë drejtori i Australian Open, Craig Tiley. Federeri luajti në Australian Open 21 vjet radhazi, por menaxheri i tij ka thënë se mungesa e tij në këtë turne është vendimi më i mirë afatgjatë.