Federeri për të pestën herë në Olimpiadë
Roger Federer është në listën e sportistëve zviceranë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik në Japoni.
Kjo është hera e pestë në karrierë që 39-vjeçari merr pjesë në këtë event olimpik, ku ka fituar deri më tani një të artë në lojën dyshe (bashkë me Stan Wawrinka në Pekin 2008) dhe një të argjendtë në Londër 2012.
Federer ka mbajtur flamurin e Zvicrës në dy edicione, Athinë 2004 dhe Pekin 2008 dhe është në kërkim të fitimit të medaljes së artë në lojën teke. Ai e di mjaft mirë se ky është shansi i fundit për ta realizuar këtë gjë. Federer ka një lidhje të fortë me Olimpiadën, pasi në vitin 2000, ai debutoi në këtë event bashkë me Miroslava Vavrinec në lojën dyshe mikse, që më pas u bë bashkëshortja e tij.