Federeri rikthehet me fitore në ‘Roland Garros’
27 maj 2019
| 17:30
Në Paris nisi turneu i dytë “Grand Slam” i vitit në tenis, “Roland Garros”.
Bie në sy rikthimi pas katër vitesh i Roger Federer, me zviceranin që e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme këtë turne të rëndësishëm, teksa eliminoi në raundin e parë italianin Lorenzo Sanogo me rezultatin 3-0.
Numrit 3 të renditjes botërore iu deshën vetëm 1 orë e 41 minuta për të mposhtur kundërshtarin e tij, teksa i fitoi setet me rezultatet 6-2, 6-4 dhe 6-4. Për në raundin e dytë u kualifikua edhe talenti grek, Stefanos Tsitsipas, që mundi gjermanin Marterer me rezultatin 3-0. Numri 6 i botës ishte superior ndaj rivalit të tij dhe i mbylli setet 6-2, 6-2 dhe 7-6, brenda 1 ore e 48 minutash lojë.